Imagjinoni te marrim bicikletat tona, te dalim neper sheshe, te vendosim tavolina, te sjellim tepsite, pijet tona, te mbledhim muzikantet tane dhe me ne fund... te shfrytezojme ndryshe ato pak metra katrore qe na perkasin!!!
Te marresh pjese ne nje event shoqeror te perbashket, gjithmone te le nje ndjesi te embel....
Eshte ndjenja qe edhe ne, dicka mund te bejme per kete qytet, pa pritur qe ta bejne te tjeret. Sepse qyteti jemi ne, njerezit e tij.
Qellimi i "Lunch Street" eshte shfrytezimi sa me i mire i hapesirave publike. Organizimi i nje feste te vertete, me qerasje, muzike, argetim dhe kercim. Me shume njerez te ndryshem... Grumbullim njerezish ne nje shesh, ne trotuar, ne park dhe jo ne nje trafik te renduar apo ne rradhet e gjata te sherbimeve publike...
special thanks to our Albanian friend Enkeleida Trajce
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου